Klubet e njohura evropiane janë vënë pas Vedat Muriqit, ndërsa së fundmi edhe Brightoni është futur në garë.
Sulmuesi po shkëlqen me Fenerbahçen, prandaj klubet e njohura evropiane po dërgojnë agjentë për ta vëzhguar nga afër kosovarin.
Gazetari Haber Global, Yagiz Sabuncouglu njofton se në ndeshjen e fundjavës ndaj Trabzonsporit, për të ndjekur prizrenasin ishin edhe përfaqësuesit e klubit anglez Brighton.
Ndërkohë, mediat tjera turke njoftuan dje gjatë ditës se 25 vjeçarin në ndeshjen e fundjavës që shkoi e kanë vëzhguar edhe skautët e Leicester Cityt, Monacos dhe Eintracht Frankfurtit.
Më parë interesim për ish-futbollistin e Rizesporit kishin shfaqur edhe tri klubet tjera angleze, Tottenham e Manchester United, por edhe Burnley në fund të janarit.