Duka flet për mediat italiane, zbulon të ardhmen e kapitenit Elseid Hysaj

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar të ardhmen e kapitenit të Kombëtares, Elseid Hysaj.

Në një prononcim për “Radio Goal” në Radio Kiss Kiss Napoli, Duka zbuloi se 26-vjeçari do të qëndroje të Napoli dhe do të rinovojë kontratën.

“Ne do të luajmë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në 4 shtator. Hysaj? Unë mendoj se ai do të qëndrojë te Napoli. Është një lojtar i rëndësishëm që ka bërë mirë vitet e fundit dhe mund të bëjë edhe më mirë në sezonet e ardhshme. Unë mendoj se Hysaj përfundimisht do të rinovojë kontratën. Ai ka karakterin dhe vendosmërinë e duhur, ashtu si Gatuzo”, u shpreh Duka.


Shtuar 30.08.2020 15:58