Presidenti thërret konferencë urgjente për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur konferencë për media pas vendimit të qeverisë për vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, i cili bie në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.

Presidenti Thaçi do të dalë në konferencë në orën 22:30, në ndërtesën e presidencës.

Vendimi për kufizim të lëvizjes së qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës.

Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme.


Shtuar 23.03.2020 21:11