Dialogu me Serbinë, të enjten takohen dy delegacione

Të enjten dy delegacione nga Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel pas video-konferencës të zhvilluar të dielën që u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian.

Pjesë e ekipit nga Kosova do të jetë edhe ministri i Drejtësisë Selim Selimi.

Ai tha se kryeministri Avdullah Hoti ka paraqitur parimet mbi të cilat do të dialogojë, që kanë të bëjnë me ruajtjen e sistemit unitar dhe integritetin territorial.

“Po do të shkoj në Bruksel. Diskutimet dhe qëndrimet tona tashmë janë shprehur me deklaratën e kryeminstrit Hoti të cilën e ka lëshuar pas takimit virtual që kryeministri Hoti ka pasur me Kancelaren Merkel, presidentin Macron, Presdientin Vuçiq të dërguarin Lajqak dhe politikë të jashtme Borell”.

“Në atë fjalim janë cekur të gjitha qëndrimet tona në këtë dialog. Kryeministri Hoti ka paraqitur parimet mbi të cilat ne do të dialogojmë. Ato parime kanë të bëjnë me ruajtjen e sistemit unitar të shetit tonë dhe integritetin territorial. Delegacioni i Kosovës në Bruksel do të jetë i lidhur për ato qëllime dhe parime”, shtoi Selimi.


Shtuar 14.07.2020 09:02