Katër gratë shtatzëna, të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë rezultuar negative në Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Jakup Ismajli. “Mund t’ju konfirmoj se katër pacientet shtatzëna kanë rezultuar negative në testet që janë kryer sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka deklaruar Ismajli.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se katër shtatzënat dyshoheshin se ishin të prekura nga koronavirusi pasi kishin shfaqur simptoma. Njëra prej tyre dje ka sjellë në jetë fëmijën e saj.
