Challandes tregon se çfarë dëshiron të ndodhë me të ardhmen e tij te Kosova

Trajneri zviceran, Bernard Challandes ka mohuar spekulimet për një largim nga Përfaqësuesja e Kosovës, duke treguar se qëllimi i tij është të vazhdojë me Dardanët.

Pas spekulimeve në mediat zvicerane se e ardhmja e Bernard Challandes në krye të Përfaqësueses së Kosovës është në pikëpyetje dhe varet nga kualifikimi ose jo i Kosovës në Evropian, trajneri zviceran, ka folur për portalin “Futbolli.info”, duke i hedhur poshtë spekulimet për ndarje me Dardanët.

“Sa i përket spekulimeve rreth vazhdimit të kontratës sime me FFK-në dua të bëj të qartë se qëllimi im është për ta vazhduar bashkëpunimin me FFK-në, siç jam i sigurt se ky është edhe qëllimi i drejtuesve të FFK-së. Problemi i vetëm aktualisht është situata me Coronavirusin. Sapo të kalojë kjo periudhë jam i sigurt se do ta gjejmë zgjidhjen për vazhdimin e kontratës”, ka theksuar Challandes.


Shtuar 11.04.2020 20:32