2 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 90 numri

Autoritetet në Kosovë kanë pohuar se janë konfirmuar 2 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 90.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se njëri rast është nga Podujeva dhe tjetri nga Prishtina.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19.

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura për të penguar zgjerimin e infektimit.


Shtuar 28.03.2020 19:28