Sherr mes komshijsh, 37-vjeçari i mori jetën në shtëpi të moshuarit

Një i moshuar është vrarë me thikë pasditen e sotme, 20 kilometra larg nga Poliçani.

Nga të dhënat e para bëhet fjalë për 73-vjeçarin Ramadan Çela. Burimet raportojnë se lidhur me këtë rast, në pranga ka rënë autori i krimit, shtetasi H.Ç, 37-vjeç.

Policia është në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj vrasje. Thuhet së ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit.

Njoftimi i policisë:

Skrapar

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.

Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 11.05.2020 17:46