Kosova dënon sulmin ndaj Top Channel, Asosacioni i Gazetarëve kërkon zbardhjen urgjente të ngjarjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin me armë ndaj Top Channel dhe ka kërkuar zbardhjen me urgjencë të rastit.

Agresionin ndaj medias kombëtare në Shqipëri e kanë dënuar edhe nga Qendra Evropiane për lirinë e medias dhe shtypit. Duke shprehur ngushëllime për familjen Kola dhe solidaritet për median kërkohen hetime të pavarura që të shkohet deri te dënimi i kryesve të veprës.

ECPMF ka regjistruar vrasjen në dy platformat për sigurinë e gazetarëve dhe do të vazhdojë monitorimin deri në zbardhjen e saj.

Akti shihet si cenim i lirisë së shprehjes dhe kërkohet nga autoritetet që të sjellin para drejtësisë personat që kryen aktin.

Top Channel u sulmua me armë pas mesnate, rreth orës 01:00. Breshëria e kallashnikovit i mori jetën rojës së pafajshëm, Pal Kola, 60 vjeç. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 4 janë larguar në drejtim të paditur./Albeu.com/


Shtuar 27.03.2023 15:50