“Ke luajtur mendsh, e çmendur” – Roza Lati i drejtohet me ofendime Egla Cenos

Banoret Roza Lati dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat të ashpër sërish.

Ato prej kohësh nuk ruajnë raporte të mira, ndonëse shpesh edhe kanë përplasje.

“Po ti që bën si histerike, sikur ke luajtur mendsh”, iu drejtua në një moment prezantuesja, aktores. Egla në ndërkohë ia ktheu: “E di ti çfarë është histeria, është sëmundje”. “Ta kthej në një fjalë tjetër. E çmendur”, iu kundërpërgjigj Lati. “Çmenduria është sëmundje. Të çmendurit rrinë në psikiatri”, ka qenë përgjigja e Cenos.

Egla veç Rozës vazhdon të jetë e përfshirë edhe në shumë debate të tjera.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 28.02.2024 22:04