E paralajmëroi! Del fotoja tjetër e Silvit me Sara Gjordenin krah njëri-tjetrit

Që pa u bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip”, Silvi trazoi ujërat me një deklaratë që kishte bërë në “Fan Club” duke thënë se njihej me një nga banoret. Bëhet fjalë për Sara Gjordenin me të cilën siç tregoi ai ka patur disa momente flirti, por kaq, duke mos treguar më shumë detaje.

Madje ai është shprehur se për ta vërtetuar këtë, shumë shpejt në rrjet mund të qarkullojë një foto e të dyve. Dhe kështu ndodhi. Rrjeti “gërmoi” dhe arriti të gjente foton e dy banorëve krah njëri-tjetrit.

Nuk dihet saktësisht se cfarë mund t’i ketë bërë bashkë, por ajo që Silvi paralajmëroi.


Shtuar 28.02.2024 18:49