I tha LIVE nënës se i ka vdekur vajza, gazetarja i kërkon falje publikut: Llogjikova gabim

Lajmi për vdekjen e 22-vjeccares Brisilda Nexhipi tronditi opinionin publik, jo vetëm për mënyrën tregjike dhe moshën e re, por edhe pasi informacioni iu dha live gjatë një emisioni televiziv nënës së saj.

Pas kësaj ngjarjeje drejtuesja e emisionit Odeta Dume u “kryqzua” nga publiku duke marrë me qindra komente negative.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Odeta (Dume) Mandro (@odetadume)

Pas gjithë këtyre komenteve negative ka ardhur edhe reagimi i vetë autores dhe moderatores së emisionit “Pa Gjurmë”, Odeta Dumes, e cila përmes një videomesazhi i ka kërkuar falje nënës së Brisildës, familjarëve si dhe të gjithë teleshikuesve të cilët u tronditën nga kjo histori.

Gazetarja pranon se mënyra si ajo dha lajmin ishte e gabuar, teksa ka treguar se për këtë gabim është kryqëzuar nga ndjekësit, madje nuk kanë munguar as mallkimet për familjen e saj.

“Detyra jonë ishte të informomin nënën për këtë lajm tragjik dhe vendosëm ta bënim në këtë studio. Këtu ku nisi dhe mbaroi kërkimet. Por, ndodh që ka dhe histori që kanë një përfundim tragjik. Nuk ka një mënyrë të duhur për ti përcjellë nënës një lajm tragjik, nuk ka fjalë të duhura, dhe ne dje gabuam, përdorëm fjalët e gabuara.

Dua ti kërkoj falje nënës së Brisildës, familjarëve teleshikuesve që u tronditën nga kjo histori. Unë marr përsipër përgjegjësinë e plotë dhe ju siguroj që për mua stafin tim ishte një tragjedi nga e cila mësuam shumë nga ajo që bëmë. Dje unë llogjikova gabim dhe ju më kryqëzuat duke ndjellë vret dhe mallkime për familjen time”, tha ajo.

Brisilda Nexhipi, vajza 22-vjeçare e cila u denoncua si e humbur nga familjarët e saj, rezultoi se kishte ndërruar jetë më 14 shkurt si pasojë e një aksidenti në zonën e Fllakës në Durrës. Trupi i saj ndodhej prej 52 ditësh në morgun e këtij qyteti i paidentifikuar.


Shtuar 7.04.2023 22:31