Gjatë natën Dijonisi dhe Baby G debatuan së bashku sepse këngëtarja ishte duke folur në dhomën e gjumit dhe kjo e acaroi influencerin.
Ai ka përdorur një fjalor aspak etik, i cili ka bërë dhe xhiron e rrjetit.
Por sot Dijonisi më pas i ka kërkuar falje Baby G duke u shprehur se ishte përgjumëm dhe i vjen shumë keq për mënyrën sesi reagoi.
Më pas dyshja i rregulluan problemet e tyre dhe u përqafuan me njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Të kërkoj falje 500 mijë herë, isha i nervozuar dhe në gjumë.
Baby G: Nuk e prisja prej teje.
Dijonisi: Të kërkoj falje 500 herë, isha i acaruar dhe reagova në atë mënyrë.
Çiljeta: Përqafohuni tani të dy.
Dijonisi: Unë të kam shoqe, të dua shumë dhe të kërkoj falje.