Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me shefen e misionit të OSBE-ODIHR Ursula Gacek. Takimi po zhvillohet në selinë blu, teksa mësohet se temë diskutimi janë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit.
Në takimin ishin të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.
Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë ka nxjerrë një raport paraprak mbi zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa përpara largimit, duket se ata po kryejnë takimet e fundit me krerët e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.
Opozita ka dhënë sinjale për mos njohjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe se po përgatit dosjet për denoncimet e këtij procesi.