Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve parlamentare, zyrtari i lartë i SHBA foli edhe për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta.
Palmer habiti kur deklaroi se me presidentin Meta ka një marrëdhënie të shkëlqyer duke deklaruar se asnjëri nuk mban anë politike.
“Me Ilir Metën kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale. Flasim hapur. SHBA është në të njëjtën anë, është me Shqipërinë. Ne nuk mbajmë anë të asnjë pale politike” tha ai.
Rikujtojmë se Presidenti Meta nuk i ka kursyer sulmet ndaj ndërkombëtarëve në Shqipëri. /albeu.com/