Tjetër largim i bujshëm, aktorja braktis “Portokallinë” (FOTO LAJM)

Sezoni i ri i spektaklit të humorit Portokalli pritet të nisë me disa mungesa të mëdha.

Aktorja Egla Ceno ka pranuar se është larguar nga “Portokalli” kjo për shkak se nuk është përputhur në ide me regjisorin, Altin Basha.

“Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin.

Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie.

Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen”, është shprehur për Iconstyle aktorja e mirënjohur. /albeu.com/


Shtuar 19.09.2020 15:41