“Ti më bën të çmendem”, reagon ashpër gruaja e Vidal: Nuk jemi ndarë, mos bëni blah blah (FOTO LAJM)

Fillimi i vitit nuk ishte koha më e mirë për Arturo Vidal dhe të dashurën e tij, Sonia Isaza, shkruan Albeu.com.

Mesfushori I Barcelonës vendosi të fshijë të gjitha imazhet në të cilat u shfaq me vajzën e tij, gjë që e bëri atë të kuptonte se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Edhe pse vetëm një muaj më vonë, ata u rishfaqën së bashku në rrjetet sociale.

Që nga ajo javë kanë kaluar shumë kohë dhe çifti është rikthyer sërish.

Sonia ka ndarë një imazh me të cilin ka kërkuar të heshtë të gjithë ata që i akuzojnë kundër marrëdhënies mes futbollistit dhe gruas së re.

Në fotografi mund të shihni çiftin duke pozuar. Ajo e veshur me të brendshme dhe një këmishë të hollë që i bie poshtë shpinës. Ai, me pantallona të zeza dhe asgjë sipër, duke ekspozuar të gjitha tatuazhet e tij.

Çfarë mund të them? Ky njeri më shtyn të çmendem, e dua për shkak të mënyrës si më trajton sepse ai është njeriu më spektakolar në këtë botë, baba i mirë, të dua! Më bën të lumtur! Pse flisni blah blah blah kot !! Kam shumë më tepër për të thënë! Ja ku jemi! Askush nuk do ta na dëmtojë ne, ka shkruar Sonia. /albeu.com/


Shtuar 19.04.2020 21:43