Të gjithë po e krahasojnë me Kylie Jenner, Tayna ndez rrjetin me këtë foto (FOTO LAJM)

Kohët e fundit Tayna ka publikuar herë pas here momente ku shfaqet ndryshe në pamje, pasi këngëtarja po xhiron klipin e saj të ri. Disa orë më parë, ajo ka publikuar një foto me flokë mjaft të gjatë, duke pozuar përpara një makine luksoze të tipit “Ferrari”. Kjo foto është e ngjashme me ato që realizon shpesh Kylie Jenner përpara makinave të ndryshme që zotëron. Edhe fansat i kanë komentuar shumë herë duke e komplimentuar, por ka patur dhe nga ata që në këtë foto Tayna i duket si Kylie.

Kujtojmë se xhirimet e klipit Tayna i ka realizuar në Zvicër, madje u përfol se theu edhe karantinën për të udhëtuar.


Shtuar 13.06.2020 11:56