Shfaqet me look krejt ndryshe, Orinda Huta surprizon ndjekësit (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Orinda Huta, është gjithmonë mjaft e kuruar në daljet e saj në ekran megjithatë shumë pak herë ndodh mos ta shohim me flokët e gjatë e të drejtë biondë, si një “barbie”.

Megjithatë në puntatën e fundit të “Jo vetëm modë”, Orinda ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve duke i bërë kaçurrela.

Ajo ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit, të cilët i vënë në dukje bukurinë e saj.

Kujtojmë se javën e kaluar, Orinda u rikthye në ekran për sezonin e ri me “Jo vetëm modë”, i cili transmetohet çdo fundjavë.


Shtuar 21.09.2020 13:57