Rita Ora nis një lidhje të re, kush është 39-vjeçari që i ka vjedhur zemrën (FOTO LAJM)

Rita Ora duket se ka gjetur dashurinë me regjisorin dhe drejtuesin artistik greko-francez, Romain Gavras. Tabloidët britanik shkruajnë se këngëtarja dhe regjisori kanë 4 muaj që janë në një lidhje dhe thuhet se Romain është 10 vite më i madh se Rita.

Sipas “The Sun”, burime shumë të afërta me këngëtaren këmbëngulin se marrëdhënia e tyre është shumë serioze. Gjatë fundjavës Rita doli për një darkë me miqtë më të mirë, duke përfshirë shqiptarin Faton Gashi dhe me të dashurin e saj.

“Rita po shëtiste në qytet me miqtë e saj, përfshirë Fatonin. Por ajo është në një lidhje serioze me Romain dhe plotësisht e dashuruar me të. Kjo është hera e parë që pas shumë kohësh këngëtarja është në një marrëdhënie serioze”, ka thënë një person i afërt i Rita Orës për “The Sun”.

Vitin e kaluar Rita Ora u nda ish i dashuri i saj, tekstshkruesi Andrew Watt. Më parë ajo ka pasur lidhje me personazhe të tjerë shumë të famshëm si Blink 182’s Travis Barker, James Arthur dhe Calvin Harris.


Shtuar 21.07.2020 14:08