Reperi i shokon të gjithë: Gruaja dhe vjehrra donin të më mbyllnin në spital psikiatrik (FOTO LAJM)

Kanye West ka lënë pa fjalë të gjithë ndjekësit e tij në Twitter me mesazhet misterioze e të çuditshme kundrejt Kim Kardashian dhe Kris Jenner, të konsideruara nga mediat si një tjetër episod bipolar i reperit.

Artisti 43 vjeçar, i cili ka shpallur kandidaturën për President në SHBA, ka akuzuar bashkëshorten e tij dhe vjehrrën se ato tentuan të merrnin një doktor dhe ta mbyllnin në një spital psikiatrik.

“Kris mos luaj me mua. Ti dhe Calmye (duke iu referuar të dashurit të saj Corey Gamble) nuk lejoheni të rrini pranë fëmijëve të mi. Të gjithë ju tentuat të më mbyllnit në spital!” shkruan në një nga statuset e tij Kanye.

Ndërkohë në një tjetër postim, West kthehet prapa në kohë duke kujtuar videon pornografike të Kim dhe thotë: “Vendosa jetën time në rrezik për fëmijët e mi në mënyrë që mamaja e North të mos e shiste kurrë videon e saj”.

“Ja lashë jetën time në dorë zotit që nëna e North të mos e fotografonte kurrë atë duke bërë një set për Playboy, dhe kjo falë zotit. Unë jam në fermë…hajdeni dhe më merrni,” vazhdon ai në statusin e mistershëm.

Nuk ka pritur shumë gjatë, dhe Kanye West i ka fshirë këto postime në Twitter.

Gjatë fjalimit në tubimin e tij të parë elektoral në Karolinën e Jugut, gjithashtu të cilësuar si “të çuditshëm”, artisti rrëfeu se ai dhe Kim kishin diskutuar abortin e vajzës së tyre North, por pasi “foli me Zotin”, e bindi yllin e reality show që ai fëmijë të lindt


Shtuar 22.07.2020 07:59