Reali prezanton fanellën e tretë, ja si duket (FOTO LAJM)

Reali i Madridit ka prezantuar fanellën e tretë për sezonin futbollistik 2020-2021 e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave, por edhe të tifozëve të Los Blancos të cilët kanë nisur ta blejnë menjëherë atë, duke u dyndur në dyqanet e klubit, pasi dizajni i saj është vërtetë i veçantë.

Fanella e tretë është e zezë me vija ansore rozë ndërsa edhe sponsorët dhe stema e klubit janë me ngjyrë rozë, ndërsa në të gjithë pjesën e zezë, fanella ka edhe lule të pikturuara. Lojtarët që kanë pozuar me fanellën e re kanë qenë Sergio Ramos, Karim Benzema, Asensio e Marcelo.


Shtuar 9.09.2020 11:24