Rasti i veçantë i boksieres, del me doping për shkak të s*ksit (FOTO LAJM)

Rasti i veçantë për boksieren amerikane, Virginia Fuchs, e cila ka rezultuar pozitive me doping dhe rrezikonte një dënim të rëndë.

Megjithatë nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore për të, pasi është zbuluar se substancat inkriminuese brenda trupit të saj, ishin transmetuar nëpërmjet seksit nga partneri i saj.

Është njoftuar se nuk do të ketë asnjë ndëshkim për 32-vjeçaren, e cila do të vazhdojë ëndrrën për në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm.

Në mars, pas disa testeve të kryera, u zbulua se Fuchs kishte substanca të ndaluara në trupin e saj, por pas hetimeve të kryera, u zbulua se ajo e kishte transmetuar këtë nga partneri i saj, gjatë një marrëdhënie seksuale të kryer.


Shtuar 12.06.2020 10:11