“Nxirrni videot para operacioneve plastike”, Bleona sapo thumboi publikisht Luanën? (FOTO&VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti ka ndarë një video të projektit të saj muzikor të publikuar në vitin 2006, “Hallall e ke”. Aty artistja shfaqet me flokët në ngjyrë të kuqe dhe pamjen e kuruar si çdo herë deri në detaje.

“Hallall e ke. Pak nostalgji në ditën e karantinës. Nominoj të gjithë kolegët të nxjerrin videot para kohës së operacioneve plastike dhe fillers. Gjithsesi ju lutem pa panik”, ka shkruar Bleona krah videos së fundit në “Instagram”.

Por ajo ç’ka bën përshtypje është se Luana Vjollca publikoi këngën e saj vetëm pak orë para se këngëtarja të bëntë këtë deklaratë me të njëjtin titull që Bleona ka theksuar në video, “Pa Panik”

Të ketë gjë personale Bleona me Luanën?./albeu.com/


Shtuar 20.03.2020 07:59