Nuk e harron origjinën, shihni ç’bën Jim Belushi për Shqipërinë mes Amerikës (FOTO LAJM)

Aktori i famshëm i Hollivudit, Jim Belushi prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kurrë nuk e harron origjinën e tij shqiptare.

Së fundmi aktori ka hapur lokalin e tij të ri dhe i ka vendosur një emër shqiptar. Belushi ka publikuar një foto në biznesin e tij të ri, të cilin e ka quajtur “Ëngjëll Cafe”.

Kjo ka sjellë reagimin e shumë ndjekësve shqiptarë të cilët kanë nxituar të komentojnë me simbolin e flamurit tonë kombëtar në foton që aktori ka postuar.

Kujtojmë që aktori është larguar nga kinemotografia për t’ju përkushtuar fermës ku kultivon marijuanë e cila ndodhet në Oregon të Shteteve të Bashkuara.


Shtuar 19.06.2020 08:55