Maturantët kanë pritur me padurim përfundimin e 3 viteve gjimnaz për të festuar në mbrëmjen e maturës.
Të gjithë të kuruar në detaje, por më tepër vajzat konkurojnë për “Mbretëreshën e mbrëmjes”.
Edhe vajza e politikanit Niko Peleshit ka mbaruar këtë vit gjimnazin dhe së fundmi ka publikuar disa foto nga mbrëmja e maturës në Instagram.
Aleksia ka zgjedhur një fustan ngjyrë argjendi i cili i rri mjaft mirë me flokët dhe tiparet e saj të errëta.
Si gjithmonë ajo ka zgjedhur të jetë e thjeshtë në stil minimalist, por shumë bukur.
Detaji i dorezës e ka bërë vajzën e Niko Peleshit të duket më madhështore dhe të shkëlqejë./albeu.com/