Ndarja me Aleksin dhe lidhja me Markun, Rudina tregon si reaguan familjarët (FOTO LAJM)

Si shumë figura publike edhe Rudina Dembacaj ka zgjedhur të kalojë një pjesë të kohës në karantinë me njdekësit nga Instagrami.

Moderatorja si gjithmonë i është përgjigjur pyetjeve pa komplekse.

E pyetur si e kanë pritur familjarët e saj kur i tha se do ndahet nga Aleksi dhe është lidhur me Markun, Rudina u përgjigj: “Si çdo familje që dëgjon ndarjen! Mërzi, trishtim, etj. Por ama shumë mbështetje! Falë familjes sime unë nuk jam ndjerë kurrë vetëm! Kam parë prindër që hiqen si të ’emancipuar’ dhe me nivel, por kur vjen dita për të mbështetur vajzën, kanë turp nga fisi”.

Më tej, Rudina ka postuar një foto ku shfaqet në kuzhinë me Markun dhe tregon se ata edhe gatuajnë bashkë.


Shtuar 18.03.2020 08:30