Ndahet nga jeta intelektuali shkodran (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta një ditë më parë, intelektuali i mirënjohur shkodran, David Luka. Lajmin e ka bërë të ditur Radio Vatikani, ku Luka ka qenë bashkëpunëtor prej vitesh.

David Luka, nje personalitet i arsimit shqiptar për shumë vite si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër rreth viteve 80 pasi për shumë vite ka punuar si i dëbuar nga regjimi si punëtorë në Mamurras.

Kryeredaktori i parë i gazetës “Shkodra”, gazeta e parë opozitare në vitin 1991 pas gazetës “RD”. Drejtor i Radio Shkodrës për disa vite pas vitit 1992, më pas Pedagog i gjuhës shqipe me titull Profesor Doktor në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës.
Image

Prof. Luka ka një kontribut të vyer në shkencën e gjuhësisë dhe autor i një sërë veprash në këtë fushë.

Partia Demokratike dega Shkodër i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Prof. Lukes.

Edhe Redaksia në gjuhën shqipe e Radio Vatikanit dhe e gjithë familja shumëkombëshe e Radio Vatikanit – Vatican News, ka shprehur ngushëllimet për familjen Luka.

Të gjithë anëtarët e redaksisë shqipe dhe të familjes së madhe të Radio Vatikanit – Vatikan News, bashkohen në lutje drejtuar Zotit me kolegen Ana Luka dhe familjen e saj, për ndarjen nga kjo jetë të vëllai të dashur Prof. Dr. David Luka, i cila ndërroi jetë sot në Shkodër, i rrethuar nga djali, motra dhe familjarët e dashur. Dha shpirt në ora 15.00 në krahët e motrës, Anës.

Duke kërkuar nga Krishti Gjallë ngushëllimin e krishterë, Anës dhe familjarëve në zi, u sigurojmë afërsinë tonë shpirtërore e vëllazërore, e të bashkuar në lutje i kërkojmë Zotit të jetës ta pranojë vëllain e dashur Davidin në gëzimin dhe paqen e bashkimit të amshuar me Të.

Prof. Dr. David Luka, gjuhëtar e pedagog i Universitetit të Shkodrës, qe një burrë, vëlla, babë i mirë e bujar. Qe dashurues e studiues i shquar i gjuhës shqipe. Të shumta shkrimet e vepra kushtuar gjuhësisë Tërë jetën ia kushtoi e dhuroi Zotit, familjes e kulturës shqiptare, në mënyrë të veçantë gjuhës së ambël e të fjalëve shqipe, la pas djalin dhe shumë nipa.

Prof. Dr. David Luka i lindun me 15. 05. 1935, kreu shkollën pedagogjike n? Shkodër e ma pas Universitetin e Tiranës, dega gjuh?-letërsi. Shërbeu si mësues nga Tepelena, në Kukës e së fundi në Shkodër si drejtor i Radio Shkodrës e mandej si pedagog pranë Institutit Pedagogjik të Shkodrës, me titullin Doktor Profesor. La pas ma se 17 vepra e qindra shkrime, kryesisht në fushën e gramatikës historike.

Funerali i Prof. Dr. David Lukës mbahet sot më 14 janar në ora 15.00 në Shkodër. I përjetshëm kjoftë kujtimi yt, o i lumtuni dhe i paharruemi vëlla David!


Shtuar 14.01.2020 10:14