Mohoi ndërhyrjet në fytyrë, doktoresha ruse nxjerr përsëri “zbuluar” Arbenitën (FOTO LAJM)

Disa foto “Para dhe Pas”, të publikuara nga një doktoresh në një klinikë ruse bën xhiron e rrjetit dia muaj më parë ku dukeshin qartë ndërhyrjet estetike të Arbenitës në fytyrë,

Nga pamjet, tregohej se e dashura e Feros kishte kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe kishte realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.

Të lidhura

None found

Në atë kohë modelja reagoi e revoltuar, duke u shprehur se ishte lodhur nga shpifjet e shumta për të.

Por së fundmi, ndryshe është përgjigjur doktoresha e klinikës në Rusi, e cila është pyetur posaçërisht për Arbenita Ismajlin në pyetjet e saj në InstaStory.

“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”

“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.”- është përgjigjia e saj. Tani presim se si do reagojë sërish Arbenita.


Shtuar 9.09.2020 12:47