Modeli i fundit i flokëve të Kylie Jenner bëri të shpërthejnë diskutimet në rrjet (FOTO LAJM)

Kylie Jenner ngjalli reagime të forta mes ndjekësve të saj me fotot e fundit të postuara në Instagram. Ylli i “Keeping up with the Kardashians“ postoi foto ku përpiqej të tregonte trupin e tonifikuar, por ajo që ra më shumë në sy ishte modeli i flokëve. Ajo u shfaq në buzë të pishinës me një gërshet tmerrësisht të gjatë.

Stili i flokëver të 22 vjecares u krahasua më princeshën e përrallave, Rapunzel. Shumë komentues e hoqen nje paralele të tillë. Madje edhe motra e saj, Khloe Kardashian, nuk u përmbajt dot nga komentet. “ Mos më thuaj më pastaj që jam unë ajo që ekzagjeroj“, ka shkruar Khloe.


Shtuar 3.03.2020 11:18