Lajm i mirë: Shkon në 76 numri i të shëruarëve nga COVID-19 në Shqipëri (FOTO LAJM)

Shqipëria është një ndër vendet e prekura nga COVID-19, ku deri tani numërohen 277 të infektuar ku mes tyre kemi 16 viktima.

Ministria e shëndetësisë ka dhënë një lajm të mirë duke deklaruar se ka shkuar në 76 numri i të shëruarve nga COVID-19, ku 5 persona kanë lënë sot Spitalin infektiv.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu, nëpërmjet një postimi në facebook.

Postimi:

5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv. Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me #COVID19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID-19“, shkruan Manastirliu.


Shtuar 2.04.2020 17:23