Kaq në formë se keni parë asnjëherë, Fifi rrëmbën vëmëndjen me pozat e fundit (FOTO LAJM)

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak të rënies drastike në peshë. Ajo i ka surprizuar të gjithë me look-un e saj dhe linjat trupore.

Një ditë më parë, këngëtarja e njohur ka postuar disa fotografi në rrjete sociale, ku shfaqet mjaft tërheqëse dhe më në formë se kurrë.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e fansave, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj. “Më e bukura e Shqiptarisë je ti”, ka shkruar një ndjekës.

Pavarësisht komplimenteve, pas rënies në peshë këngëtarja është përballur me një sërë kritikash se është bërë “si të tjerat”. Fifi reagoi përmes një postimi të gjatë në “Instagram”, ku shprehej se këtë ndryshim e bëri për shkak të shëndetit.


Shtuar 4.09.2020 08:11