ITALI/ Treni del nga shinat, ka viktima (FOTO LAJM)

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Itali ku një tren ka dalë nga shinat duke shkaktuar vdekjen e të paktën 2 personave si dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Treni i shpejtësisë së lartë ka bërë që trafiku hekurudhor në këtë linjë të pezullohet për të paktën 60 minuta ndërsa mësohet se nga binarët kanë dalë dy vagona të trenit së bashku me lokomotivën.

Aksidenti i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Lodi afër Casal Pusterlengo të Italisë. Treni i shpejtësisë së lartë doli nga binarët rreth orës 5:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave italiane nga ky aksident të paktën një shofer ka vdekur ndërsa një tjetër është zhdukur, ndërkohë të plagosur kanë mbetur rreth 30 persona.

Zjarrfikësit dhe forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po mundohen të tërheqin trenin dhe të zhbllokojnë rrugën. Treni ishte nisur nga Bolonja në drejtim të Milanos.


Shtuar 6.02.2020 11:03