Partizani është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh.
Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, u turpërua nga Besëlidhja e Kategorisë së Parë, duke u mposhtur me rezultatin 3-0, në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë.
Një rezultat tejet zhgënjyes, që ka tërbuar tifozët e kuq, të cilët nuk i kanë kursyer aspak kritikat dhe sharjet në faqen zyrtare të klubit, që kanë qenë nga më të ndryshme.
Të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e trajnerit Sormani si dhe dënimin e futbollistëve me gjobë. Ka dhe nga ata që janë kundër drejtuesve të kuq.