“Gruaja më e mirë në botë”, Stresi shuan dyshimet për lidhjen me Keisin (FOTO LAJM)

Stresi dhe Keisi janë një nga çiftet më të përfolur të momentit për shkak të marrëdhënies së tyre me ulje dhe ngritje.

Dyshja është bërë shpesh pjesë e portaleve për ndarjen nga njëri-tjetri, madje reperi u përfol edhe për një lidhje me një modele.

Ai i hodhi zërat poshtë duke reaguar ashpër, teksa me foton e fundit të publikuar në Instastory i ka dhënë fund një herë e mirë thashethemeve mbi raportin e tij me Keisin.

Ai ka publikuar një foto teksa po flet me partneren e tij dhe shkruan:

“Gruaja më e mirë në botë që më bon proud”.

Me sa duket mes tyre gjërat janë mê mirë se kurrë dhe me siguri mezi po presin të jenë pranë njëri-tjetrit, sapo masat e ndërmarra ndaj Covid-19 të lehtësohen.


Shtuar 15.07.2020 15:24