Gjithmonë e kuruar, por fotoja e fundit e Katy Perry-t në plazh i surprizoi të gjithë (FOTO LAJM)

Ndonëse është përpjekur të ndajë sa më pak foto nga pritja e saj e ëmbël, Katy Perry nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve teksa ka shijuar një ditë normale në plazh.

Këngëtarja e njohur është fotografuar me bikinit në ngjyrë lejla dhe ajo çka ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë shtimi në peshë i Perry-t i cili ishte edhe më i dukshëm.

Këngëtarja dukej mjaft ndryshe nga çfarë janë mësuar ta shohin ndjekësit deri më tani, me ‘look-un’ e kuruar deri në detaje, ndaj dhe fotoja e shpërndarë ka marrë shumë komente.

Shtatzënisë së Katy-t po i vjen fundi dhe duket se edhe vetë këngëtarja po e pret me padurim këtë moment special në jetën e saj.


Shtuar 16.07.2020 06:26