Greku dogji flamurin shqiptar në mes të Sarandës, reagon PDIU (FOTO LAJM)

Ka shkaktuar shumë reagime videoja e djehsme ku digjej flamuri shqiptarë nga ekstremistë grekë.

Për këtë ka reaguar edhe PDIU, parti e cila ka kërkuar reagimin e autoriteteve për këto dy ngjarja të rënda.

“Djegia e flamurit kombëtar të Shqipërisë nga ekstremistë greke dhe lajmi për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut janë ngjarje të rënda e vepra penale të rënda dhe kërkojnë reagim zyrtar urgjent.

Ndërkohë nga autoritetet shtetërore nuk ka asnjë prononcim për këto vepra të rënda që përdhosin simbolet kombëtare e cënojnë integritetin territorial të vendit”, shprehet PDIU.

Reagimi i PDIU

Djegia e flamurit kombëtar të Shqipërisë nga ekstremistë greke dhe lajmi për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut janë ngjarje të rënda e vepra penale të rënda dhe kërkojnë reagim zyrtar urgjent.

Ndërkohë nga autoritetet shtetërore nuk ka asnjë prononcim për këto vepra të rënda që përdhosin simbolet kombëtare e cënojnë integritetin territorial të vendit.

Kryeministri shqiptar që betohej poshtë koshit të basketbollit, se do të ngrinte zërin për Çamërinë kur i kishte jetike votat e PDIU-së, sot mbyll sytë dhe hesht përballë provokimeve të shovinistëve fqinje.

Ju ka përmbushur atyre çdo kërkesë, nga mbushja e jugut me varret e ushtarëve pushtues, që i nderon me ceremonial shtetëror, heqja e vendlindjes për të moshuarit e Çamërisë, censusin e popullatës sipas kërkesave të Athinës zyrtare, nderimi i andartëve grekë që masakruan shqiptarët në jug, e që sot kanë buste në territorin e Republikës së Shqipërisë për turpin e të gjithëve në dënimin me heshtje e harrim që i bëri Çamërisë.

Heshtja e tij flet shumë për nënshtrimin e politikës shqiptare ndaj shovinizmit fqinj.

Ftojmë organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi këto akte të rënda që mund të çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshme, e të cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë.


Shtuar 16.06.2020 11:47