EMRI/ Përfundon në SPAK ish-kryebashkiakja e njohur (FOTO LAJM)

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami ka përfunduar në SPAK.

Albeu.com mëson se Rami ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme pas një padije të bërë nga banorët e zonës për shkak të prishjes së disa ndërtesave në këtë qytet.

Çështja është regjistruar dje, ndërkohë që është hedhur edhe shorti për përcaktimin e prokurorit.

Çështja e Ramit nisi fillimisht në Gjirokastër, por për shkak të cilësive të veçanta si ish-kryebashkiake padia përfundoi në SPAK. /albeu.com


Shtuar 25.01.2020 11:41