Këngëtarja e njohur, ose siç shpesh e quajnë “Diva B”, Beyonce sapo ka lumturuar të gjithë shqiptarët me një postim të vetëm. Fustani i kuq që i vjen pas trupit dhe në fund krijon hapje nga bishti i gjatë është realizuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.
Fotot me fustanin e veshur nga Sahiti kanë marrë më shumë se 1 milionë klikime deri tani ndërkohë që vetë ai është shprehur tejet i emocionuar për këtë arritje. Përveç emocionit ai ka falenderuar edhe Zerina Akers – e cila është dizajnerja dhe përgjegjësja e imazhit për Beyonce. Mesa duket Zerina ka qenë edhe ura lidhëse e stilistit shqiptar për të veshur divën e muzikës.