E mbani mend Menekshen? Si duket sot aktorja nënë e një djali (FOTO LAJM)

Kanë kaluar shumë vite që kur telenovela turke “Menekshe dhe Halil” u transmetuar në TV Klan, por me siguri nuk e keni harruar personazhin kryesor, Menekshenë.

Aktorja Sedef Avci tani është 38 vjeç, e martuar dhe nënë e një djali me emrin Xhan. Ajo i është përkushtuar shumë familjes së saj dhe publikon shpesh në rrjete sociale foto me bashkëshortin dhe djalin e tyre.

Sidomos gjatë këtyre ditëve në karantinë, ajo ka qenë shumë aktive duke treguar rutinën e saj. Ndërsa për mediat turke aktorja ka treguar se pjesa më e vështirë ka qenë mësimi nga shtëpia për djalin e saj.

Ajo tregoi se kjo pjesë i ka marrë shumë kohë megjithatë të gjithë këtë e ka parë si diçka pozitive pasi mund të qëndrojë më shumë kohë me familjen. “Këto ditë na gjejnë në kuzhinë. Rrugët janë të qeta, por shtëpitë janë plot gjallëri.

Më duket si koha e fëmijërisë. Tavolinat janë plot dhe familja së bashku. Po shoh anën pozitive. Do e mundim koronën”-tha aktorja.


Shtuar 17.06.2020 17:19