E dhimbshme, humb jetën në moshën 30 vjeçare këngëtarja e njohur (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçarja këngëtarja e njohur e muzikës country Cady Groves për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ka qenë vëllai i saj Cody që ka bërë me dije largimin nga jeta nëpërmjet një postimi në Tëitter. “Cady Groves është larguar nga kjo botë. Detajet janë të kufizuara tani, por familja po përpiqet që t’i mbajë njerëzit të informuar. U prefsh në paqe motër e vogël. Shpresoj të ribashkohesh me Kelly and Casey”, ka shkruar ai.

Nuk është hera e parë që familja e tyre kanë humbur njerëzit më të dashur. Në vitin 2007 dhe 2014 Cady dhe Cody kishin humbur dy vëllezër, të dy në moshën 28 vjeçare.

Vetëm një muaj më parë, Cady bëri një postim prekës në Instagram ku kujtonte vëllain e saj të ndjerë që ka 6 vite që ka ndërruar jetë.

Këngëtarja amerikane ishte e njohur për hitin “This Little Girl” që e lançoi në vitin 2012, ndërsa kënga e saj e fundit është “Oil and Water” i vitit 2017.

Cody është shprehur se motra e tij e kishte gati albumin e saj dhe në muajin qershor do ta publikonte.


Shtuar 4.05.2020 12:12