Djali i ri tek “Përputhen” pranon që është biseksual: Kam patur marrëdhënie me të dyja gjinitë

Në puntatën e sotme “Përputhen”, në Top Channel, një nga kandidatët, Graciano, mori guximin për t’i rrëfyer Anës se është biseksual.

Por kjo deklaratë tronditi djemtë e të pranishmit në studio.

I pari që reagoi ishte Klejdi, i cili tha se ai mendon që Graciano është “gay”, e është shtirur si “biseksual” për t’u pranuar në emision.

Pas tij, fjalën e kërkoi Marisi. Ai tha se nuk është kundër personave biseksualë, por nuk e pranon një gjë të tillë. Tha se ata janë djem dhe një gjë e tillë nuk është e lindur, por zgjedh vetë për t’u bërë i tillë.

Graciano është një nga personazhet më të përfolur në rrjetet sociale.

Ai është përfolur sistemtikisht për orientimin e tij seksual, ku ndjekësit shpreheshin se me shumë mundësi është “gay” dhe se në studio ka ardhur vetëm për famë.

Ai tha se shoqëria e tij e ngushtë e di një gjë të tillë dhe e kanë pranuar për atë që është. Më tej shtoi se e gjitha ndodhi para disa vitesh, kur ndodhej në një udhëtim në Evropë. Shtoi se gjatë jetës së tij ka pasur marrëdhënie si me femra ashtu edhe me meshkuj.

Graciano theksoi se të gjitha vajzat që kanë kaluar një lidhje me të e kanë pranuar faktin që ai është biseksual.

“Ishte para 6 vitesh në Evropë. (Përse erdhe në emision?) E bëra për të thyer një tabu e për të njohur një vajzë, si Ana tjetra, e tjetra. Kam pasur dhe të dashura vajza, si me djem dhe me vajza. Shumë vajzave ua kam treguar këtë pjesë dhe e kanë pranuar”, tha Graciano.

Në takimin që Graciano zhvilloi me Anën, ai tregoi se nuk është “gay”, por “biseksual”. U shpreh se ka raste që bullizohet në jetën e përditshme, por nuk mërzitet.

Thotë se këtë gjë e tregon për herë të parë dhe zgjodhi për t’ia thënë Anës, sepse me të vërtetë për të ka një pëlqim.

Ana: Unë pashë personin indiferent që shpesh herë dëshironte të fliste dhe nuk e merrte guximin për të folur.

Graciano: Më ka bërë pak përshtypje, nuk ndodh në jetën e përditshme, sepse në këtë vend jetojmë dhe është pak mentalitet i mbyllur, unë nuk jam gay. Unë jam biseksual, të pranoj ty sepse ndihem shumë mirë me ty. Është herë e parë që e pranoj këtë gjë.

Ana: Unë të sugjeroj ta pranosh veten si je dhe mos të mendosh çfarë mendon bota për ty.

Graciano: Unë nuk paragjykoj pjesën e të qenit gay, biseksual. Unë u futa aty, çfarë ke lidhje ti me këtë emision. Si unë që vishem, kam qejf të eksperimentoj me veten, më pëlqen të kurohem, të vishem, është edukatë. Nuk e kuptoj që ndodh pjesa e bullizmit. Unë kam zgjedhur një rreth shoqëror që përshtatem shumë. Kam më shumë shoqe.


Shtuar 30.09.2020 18:40