Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka treguar me anë të disa postimeve se sot është një ditë e dhimbshme për të.
Ajo ka publikuar disa video të vjetra, ku shfaqet babai i saj, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë.
Të lidhura
None found
“Disa ditë janë më të vështira se të tjerat. Më ka marrë malli për babain tim. Gëzuar ditëlindjen në parajsë i shtrenjti baba”, shkruan Beatrixa e prekur. “Dashuria jote do të jetojë në zemrat tona përgjithmonë. Të dua dhe më ka marrë malli engjëlli im”, shkruhet në videon tjetër.
Kujtojmë se këngëtarja e ka treguar shpesh lidhjen e fortë që ka patur me të atin dhe dhimbjen e madhe që i ka shkaktuar mungesa e tij.
