Bayerni gati edhe për Superkupën e Europës, Flick ka gati listën e lojtarëve (FOTO LAJM)

Nesër në stadiumin “Puskas Arena” të kryeqytetit të Hungarisë, Budapest, do të luhet finalja e Superkupës së Europës Bayern Munchen-Sevilla.

Bavarezët vijnë në këtë sfidë si fitues të Champions League, ndërsa spanjollët triumfuan në Europa League.

Të lidhura

None found

Për ndeshjen që do të luhet nesër mbrëma në orën 21:00, trajneri i gjermanëve, Hansi Flick, ka përzgjedhur 23 lojtarët me të cilët shpreson të ngrejë edhe këtë trofe, për ta nisur sa më mbarë edhe sezonin e ri.

Më poshtë mund të shihni lojtarët e përzgjedhur nga Flick për sfidën me Sevillan.


Shtuar 23.09.2020 09:50