EURO 2020/ Tifozët iu kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në “Wembley”

Tifozëve që do të jenë të pranishëm në ndeshjet e fazës së grupeve të Anglisë në Euro 2020 në “Wembley” do t’u kërkohet të tregojnë provën e vaksinimit ose një test negativ para hyrjes.

UEFA thotë se pronarët e biletave në Mbretërinë e Bashkuar të moshës 11 vjeç ose më shumë mund të tregojnë prova të vaksinimit të plotë, me të dyja dozat e marra të paktën 14 ditë para ndeshjes. Ata që nuk janë vaksinuar plotësisht duhet të tregojnë provën e një testi negativ të bërë 48 orët e fundit. Anglia luan kundër Kroacisë në ndeshjen e tyre të hapjes së grupeve të dielën, raporton BBC.

“Wembley” dhe “Hampden Park” janë ndër 11 vendet në të gjithë Evropën që do të jenë mikpritës të ndeshjeve të  Euro 2020. Të tjerët janë në Romë, Mynih, Baku, Shën Petersburg, Budapest, Sevilje, Bukuresht, Amsterdam dhe Kopenhagë.

“Wembley” do të jetë mikpritës i 22 mijë e 500 tifozësh – 25% të kapacitetit të saj – për ndeshjet e Grupit D të Anglisë kundër Kroacisë, Skocisë dhe Republikës Çeke.


Shtuar 9.06.2021 13:15

Tags: