E “sharruan” në plumba, gazetari grek mbulonte kronikën e zezë

Ditën e sotme një lajm i rëndë ka tronditur Athinën pasi një gazetar u vra me armë zjarri.

Jorgos Karaivaz, sipas mediave fqinjave është qëlluar me 6 plumba ndërkohë që po kthehej në shtëpi, rreth orës 14:00 të pasdites.

Autorët i zunë pritë dhe e qëlluan disa herë. Reporteri i u gjet i pajetë pranë makinës që ishte parkuar pranë banesës në zonën e Alimos. Në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja.

Reporteri i ndjerë ishte një emër i njohur i medias greke, ku mbulonte prej vitesh ngjarjet e kronikës së zezë dhe krimit në “Star TV”.

Dyshohet se pas krimit të kryer me pistoletë silenciator fshihen dy persona, njëri prej të cilëve ishte i veshur me rroba ushtarake.

Pista që ai të jetë ekzekutuar me pistoletë silenciator përforcohet edhe nga fakti që fqinjët nuk kanë dëgjuar krisma.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të dyshuar, që ia kanë mbathur nga skena e krimit duke u larguar me motor.

 


Shtuar 9.04.2021 15:36

Tags: ,