Uncategorized

“E kam mik, nuk diskutohet”, Berisha nxjerr videon: Si ka ndryshuar qëndrim Rama pas arrestimit të McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në Twitter, e cila tregon se si kryeministri  Edi Rama ka ndryshuar qëndrimin e tij për raportin me Charles McGonigal, pas arrestimit të këtij të fundit në SHBA.

Ja çfarë ka thënë e çfarë thot Edi Rama para dhe pas arrestimit të Charles McGonigal, të cilin sipas dokumentave publike arriti ta korruptojë dhe përdorë kundër opozitës’, shkruan Berisha në Twitter.

Të lidhura

None found

Rama  para arrestimit të McGonigalCilët rusë, cilët rusë të mitë. Shefi i Kundërterrorit i FBI-së ka qënë dhe është miku im, nuk diskutohet.

Rama 2 pas arrestimit të McGonigal: E para punës, fjala mik është një fjalë shumë e madhe. Unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies, një friendly relationship, pra nja raport miqësor. Takove një zyrtar të lartë të FBI-së, po e takova, takove një zyrtarë të lartë të FBI-së disa herë, po e takova dhe kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkuzione të reja.

McGonigal akuzohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri.

Akt-padia e bërë publike dje nga gjykata në Uashington nuk e identifikon më tej Personin A. Por, në bazë të një njoftimi tjetër të shtypit amerikan, në shtator të vitit të kaluar, ku njoftohej se ish zyrtari i FBI-së McGonigal ishte nën hetime, portali “Business Insider” boton kopjen e një dokumenti të jurisë së madhe, ku në listën e atyre, që do të thirreshin për të dëshmuar, figuron shtetasi Agron Neza, shqiptaro-amerikan, që dekada të shkuara ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë.

Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”

Nëse i referohemi sërish dokumentit të jurisë së madhe, në të, personi tjetër, që duhej marrë në pyetje është Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën dhe më pas konsulent i pavarur.

Personi A dhe Personi B, sipas akt-padisë, “ishin miq dhe partnerë biznesi me njëri-tjetrin.”

Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]. Me kërkesë të Personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeminisrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”.

Akt-padia vendos një lidhje të drejtpërdrejtë të takimeve të ish zyrtarit të FBI-së me kryeministrin shqiptar në prani të personave të tretë A dhe B, që ishin shtetas privatë. Është e paqartë se përse kryeminstri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI-së në prani të personave privatë./Albeu.com.

 

të fundit

Anglia kalon në çerekfinale pas thrillerit në “Azteca”, Meksika mposhtet 3-2 dhe Bellingham shkëlqen

Anglia ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Meksikës në stadiumin ikonik“Azteca”.…

13 minutes ago

Niklas Sule lë pas pensionimin nga elita dhe firmos me SV Tiefenbach: Dua ta shijoj futbollin ndryshe

Edhe pse në fillim të muajit maj kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist, Niklas Sule nuk i ka varur ende…

49 minutes ago

Ancelotti shpjegon mungesën e Viniciusit te penalltitë: Nuk ishte pjesë e listës së përzgjedhur

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar vendimin e tij për gjuajtësit e penalltive, duke konfirmuar se Vinícius Junior nuk…

1 hour ago

Haaland pas suksesit historik: Nata më e çmendur që ka përjetuar ndonjëherë Norvegjia

Erling Haaland ka reaguar pas fitores së madhe 2-1 të Norvegjisë ndaj Brazilit në 1/8 e finales së Kupës së…

2 hours ago

Neymar i jep fund rrugëtimit me Brazilin, mbyllet një kapitull historik

Superylli brazilian Neymar ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme me…

2 hours ago

Rudi Garcia kritikon FIFA-n: Vendimi për Balogun krijon një precedent të rrezikshëm në futboll

Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, ka reaguar ashpër ndaj FIFA-s pas vendimit për të lejuar Folarin Balogun të luajë në…

4 hours ago