Categories: sport

Rudi Garcia kritikon FIFA-n: Vendimi për Balogun krijon një precedent të rrezikshëm në futboll

Rudi Garcia ka shpërthyer kundër FIFA-s, pasi institucioni vendosi t’i japë mundësi Folarin Balogun të aktivizohet në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Botës përballë Belgjikës, edhe pse sulmuesi i SHBA-së ishte ndëshkuar me karton të kuq në takimin paraardhës.

Të lidhura

None found

Balogun u nxor me të kuq në triumfin 2-0 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, pasi arbitri, pas verifikimit me VAR, vendosi ta ndëshkonte direkt për një ndërhyrje ndaj Tarik Muharemovic. Në rrethana normale, rregullorja parashikon që lojtari të mungojë automatikisht në ndeshjen pasuese.

Por FIFA zgjodhi të zbatojë Nenin 27 të Kodit të saj Disiplinor, duke e pezulluar me kusht dënimin për një afat njëvjeçar. Kjo nënkupton se Balogun mund të luajë kundër Belgjikës, ndërsa pezullimi do të zbatohet vetëm në rast se ai përsërit një shkelje të ngjashme gjatë kësaj periudhe.

Ky zhvillim ka sjellë pakënaqësi të madhe te Belgjika. Gjatë konferencës për shtyp në Seattle, Garcia e komentoi vendimin me ironi: “Nuk e dija që ishte 1 prilli dita e gënjeshtrave më 5 korrik në Kupën e Botës”, tha Garcia me ironi.

Ai sqaroi se kundërshtimi i federatës belge nuk ka të bëjë thjesht me interesin sportiv të përfaqësueses së tij, por me vetë bazat mbi të cilat duhet të mbështetet futbolli.

“Ne nuk po mbrojmë ekipin kombëtar apo federatën. Ne po mbrojmë futbollin, integritetin dhe etikën e tij”, deklaroi ai.

Sipas Garcias, bëhet fjalë për një rast të paprecedentë në historinë e Kampionatit Botëror. Në të njëjtën linjë reagoi edhe Federata Belge e Futbollit, e cila në një komunikatë u shpreh e “habititur” nga veprimi i FIFA-s dhe solli në vëmendje Nenin 66.4 të Kodit Disiplinor, ku përcaktohet se një karton i kuq direkt sjell pezullim automatik për ndeshjen e ardhshme.

“Mendoj se kjo është hera e parë në historinë e Kupës së Botës që merret një vendim i tillë”, tha Garcia.

Ndërkohë, Belgjika ka bërë të ditur se po shqyrton të gjitha alternativat e mundshme për të mbrojtur të drejtat e ekipeve kombëtare dhe parimin e lojës së ndershme, teksa çështja Balogun pritet të vazhdojë të ndezë debat para përballjes mes Belgjikës dhe SHBA-së.

të fundit

Emri Nissan Patrol rikthehet në SHBA pas më shumë se pesë dekadash

Emri legjendar Nissan Patrol po rikthehet në tregun amerikan, por këtë herë në një formë paksa ndryshe. Kompania japoneze ka…

2 minutes ago

LSDM: Inflacioni dhe shpenzimet në rritje po rëndojnë jetesën e qytetarëve

Inflacioni po rritet përsëri. Enti Shtetëror i Statistikave regjistroi një rritje të kostos së jetesës në tetor të këtij viti,…

9 minutes ago

Gashi: The EU was unfair to North Macedonia; constitutional amendments must not become an interethnic issue

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi thekson se stabiliteti dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend duhet të ruhen me çdo…

12 minutes ago

Robert Duka’s dark past: 50-year-old escaped from prison in Greece in 2016; robberies totaled €1.2 million

Robert Duka, rezulton të ketë një të kaluar kriminale edhe në Greqi. Në vitin 2010, ai ishte arrestuar së bashku…

12 minutes ago

Nvidia chief’s relationship with businesswoman suspected of Chinese espionage raises US security concerns

Skandali që përfshin drejtuesin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një grua që agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se është…

13 minutes ago

China posts record $1.04 trillion trade surplus in 10 months, driven by demand for technology

Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1.04 trilion dollarësh në 10 muajt e parë të vitit 2026, duke…

13 minutes ago