Categories: sport

Anglia kalon në çerekfinale pas thrillerit në “Azteca”, Meksika mposhtet 3-2 dhe Bellingham shkëlqen

Anglia ka prerë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti Meksikën me rezultatin 3-2 në stadiumin legjendar “Azteca”.

Të lidhura

None found

Në një sfidë me shumë tension, episode vendimtare dhe përmbysje emocionesh, emri që spikati më shumë ishte ai i Jude Bellingham, autor i dy golave.

Takimi për anglezët nisi me vështirësi, teksa Declan Rice u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e parë.

Në fazën hapëse, Meksika pati më shumë kontroll të lojës dhe regjistroi rastin e parë të pastër në minutën e 15-të, por Jordan Pickford ndali goditjen me kokë të Raul Jiménez. Edhe pse vendasit ushtronin presion, ishte Anglia që gjeti avantazhin në minutën e 36-të, kur Bukayo Saka shërbeu për Bellingham dhe ai realizoi me kokë.

Vetëm dy minuta më pas, skuadra angleze goditi sërish. Pas një lëvizjeje të shpejtë dhe një kombinimi me Harry Kane, Bellingham realizoi edhe golin e tij të dytë, duke çuar shifrat në 2-0.

Reagimi i Meksikës erdhi përpara intervalit. Në minutën e 42-të, Julian Quinones shfrytëzoi një top të kthyer dobët nga mbrojtja angleze pas një goditjeje standarde dhe shënoi nga brenda zonës për të ngushtuar diferencën. Deri në mbyllje të pjesës së parë, vendasit krijuan edhe situata të tjera të rrezikshme, por Pickford dhe prapavija angleze ruajtën epërsinë.

Fraksioni i dytë u hap me intensitet dhe me mundësi për Anglinë, por kthesa kryesore e sfidës ndodhi në minutën e 53-të. Jarell Quansah u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje të rrezikshme, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe pas verifikimit nga VAR-i. Megjithatë, edhe me një lojtar më pak, Anglia fitoi penallti në minutën e 58-të, pasi Anthony Gordon u pengua në zonë. Harry Kane ekzekutoi saktë dhe shënoi për 3-1.

Meksika nuk hoqi dorë dhe u fut sërish në ndeshje në minutën e 68-të, kur Raul Jimenez realizoi nga penalltia pas një tjetër rasti të kontrolluar nga VAR.

Në minutat e mbetura, vendasit shtuan trysninë dhe e mbajtën të rrethuar portën e Pickford, por Anglia ia doli të qëndrojë deri në fund, duke përballuar edhe 11 minuta shtesë.

Pas këtij suksesi, Anglia avancon në çerekfinale, ku do të ndeshet me Norvegjinë, skuadër që më herët nxori jashtë Brazilin. Kjo sfidë është caktuar të luhet më 11 korrik në Miami.

të fundit

Tahiraj: Gjashtë deputetët e LDK-së vështirë se do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj marrëveshjes Kurti-Abdixhiku

Veprimtari dhe publicisti, Saim Tahiraj, ka deklaruar se gjasat që gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët janë kundër marrëveshjes aktuale…

5 minutes ago

Netanyahu hap fushatën me video të prodhuar nga AI: “Këta janë armiqtë e mi dhe duan humbjen time

Izraeli po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të tetorit, ndërsa fushata elektorale ka nisur të bëhet gjithnjë e më e pranishme…

6 minutes ago

QMK: Nga 23 zjarre të raportuara sot, 8 vijojnë të jenë aktive

Më 04.09.2026, deri në orën 18:00, u regjistruan gjithsej 23 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat 8 janë…

8 minutes ago

UEFA ndëshkon Crvena Zvezdën për nderimin e kriminelit të luftës Ratko Mladić

Crvena Zvezda është dënuar nga UEFA për sjelljen e tifozëve të saj gjatë ndeshjes në Pilsen, ndërsa klubi serb nuk…

12 minutes ago

Zjarri në Himarë del jashtë kontrollit, shkrumbohen dy banesa dhe rrezikohen rreth 40 të tjera

Situata nga zjarri në Himarë vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në zonë. Deri më tani raportohet…

12 minutes ago

Hakerët publikojnë 1.4 milionë skedarë të qeverisë së Berlinit në rrjetin e errët, pasi kërkuan 2 milionë euro

Një grup hakerash ka publikuar në rrjetin e errët rreth 1.4 milionë skedarë të vjedhur nga qeveria e qytetit të…

24 minutes ago