Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit, ka dhënë sqarime për mënyrën se si u përcaktuan ekzekutuesit e penalltive, duke bërë të ditur se Vinícius Junior nuk figuronte mes lojtarëve të caktuar për gjuajtjet nga pika e bardhë.
None found
Pas daljes së Brazilit nga Kupa e Botës ndaj Norvegjisë, italiani tregoi se stafi teknik kishte realizuar analiza të hollësishme statistikore për të identifikuar lojtarët më efikasë të skuadrës në penallti.
Në pjesën e parë, Brazili humbi një penallti, teksa përgjegjësinë për ta ekzekutuar e mori Bruno Guimaraes.
“Ne bëmë disa statistika dhe më i miri ishte Raphinha. Nga lojtarët e disponueshëm, më i miri ishte Neymar, pastaj Igor Thiago, më pas Bruno Guimaraes dhe Gabriel Martinelli”, deklaroi Ancelotti.
Ai theksoi gjithashtu se Vinícius nuk ishte pjesë e pesëshes së parë të zgjedhur për penalltitë, edhe pse konsiderohet një nga figurat kryesore të ekipit.
“Ne zgjodhëm Brunon sepse menduam se ai ishte lojtari më i mirë për ta marrë atë përgjegjësi në atë moment”, shtoi trajneri i Brazilit.
Qëndrimi i Ancelottit ka hapur debat të fortë mes tifozëve brazilianë, ku shumë prej tyre kanë ngritur pikëpyetje se si një futbollist i nivelit të Vinicius Junior mbeti jashtë listës së ekzekutuesve të penalltive.
Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës vijon të sjellë reagime dhe diskutime të shumta, ndërsa zgjedhjet e Ancelottit po shqyrtohen me imtësi pas mbylljes së rrugëtimit të “Seleçao”-s në turne.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbajti fjalim në Forumin e Paqes në Paris, në panelin e diskutimit “Mbrojtja e Vijës: Sovraniteti në…
Kryeministri Rama ishte sot pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i…
Besiktas po shqyrton mundësinë për të rikthyer interesimin për Edon Zhegrovën në afatin kalimtar të janarit, pasi situata e yllit…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil…
Zinedine Zidane ka bërë një zgjedhje të veçantë në listën e Kombëtares së Francës, duke e ftuar për herë të…
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga…